16 mijë dollarë nata – brenda hotelit luksoz ku po qëndron Rita Ora

16 mijë dollarë nata – brenda hotelit luksoz ku po qëndron Rita Ora

Së fundmi, Rita Ora doli nga karantina e detyruar 14-ditore pasi arriti në Australi për të filmuar për “The Voice”, njofton Insajderi.

Sipas “Daily Mail”, ajo dhe motra e saj Elena po qëndrojnë në hotelit më të shtrenjtë të Sidneit deri sa televizioni ku do të transmetohet spektakli i talenteve t’u gjejë një shtëpi për t’u akomoduar.

Ajo është vendosur në hotelin me pesë yje Park Hyatt, i cili mburret me pamjet mahnitëse të Portit të Sidneit.

Park Hyatt përmban suita të bollshme, një banjë private, restorant të shkëlqyer, një palestër, pishinë në terasën e çatisë dhe madje edhe një shtëpi për mysafirë.

Është e paqartë nëse Rita është vendosur në Sydney Suite presidenciale – e cila shtrihet në 950 metra katrorë luks të pastër dhe kushton 16,000 dollarë në natë – apo zgjodhi një opsion më pak të kushtueshëm.

Në skajin më të përballueshëm të shkallës është Cove Suite, 73 metra katrorë, e cila përfshin një shtrat mbretëror, dyer qelqi nga dyshemeja në tavan, një banjë të mrekullueshme dhe dy ballkone private për 2,430 dollarë. /Insajderi.com