JoJo Siwa u deklarua si anëtare e komunitetit LGBTQ gjatë kësaj fundjave që lamë pas, njofton Insajderi.
Përsonalisht nuk kam qenë kurrë, kurrë kaq e lumtur dhe ndihem shumë mirë. Kam qenë e lumtur për disa kohë tani. Është thjesht shumë, shumë e mrekullueshme”, tha ajo në një lidhje direkte në Instagram.
Ajo shpjegoi se nuk identifikohet si heteroseksuale por nuk preferon ti vejë vetes etiketa. Siwa theksoi se nuk e ka të qartë akoma se si do të identifikojë veten dhe po merr pak kohë që ta kuptojë.
Ylli i TikTok-ut vazhdoi të theksonte se është e vetëdijshme që do të ketë njerëz që do të kritikojnë vendimin e saj. Sidoqoftë, ajo shpjegon se shpreson t’u dërgojë një mesazh njerëzve për të vlerësuar lumturinë e tyre mbi atë që mendojnë njerëzit e tjerë. /Insajderi.com