18 vjeçarja – yll në TikTok – i jep fund jetës

18 vjeçarja – yll në TikTok – i jep fund jetës

Shkaku i vdekjes së Dazhariaa Quint Noyes – yll në TikTok – ishte vetëvrasja, kanë konfirmuar prindërit e saj, njofton Insajderi.

Ylli në rritje, i cili ishte i njohur gjithashtu si Dee, vdiq të hënën. Në një postim në Facebook, nëna e saj konfirmoi se ajo kishtë varë veten, sipas Daily Mail.

Të Mërkurën, u krijua një llogari në GoFundMe që përfshinte një mesazh në lidhje me atë që ndodhi, thuhet nga babai i saj, ku ndër të tjerash shkruhej, “Vetëm do të doja të më fliste për stresin e saj dhe mendimet e vetëvrasjes”.

Adoleshentja kishte gati 100,000 ndjekës në Instagram, si dhe një profil në YouTube që tregonte jetën e saj, përfshirë përpjekjet për të bërë sfida virale. /Insajderi.com