
Sipas raportimeve të fundit, Netflix ka vendosur në dispozicion 200 milionë dollarë për një thriller ku do të interpretojnë Ryan Gosling dhe Chris Evans, që është në fakt buxheti më i madh i përcaktuar nga platforma për një film origjinal.
Filmi do të titullohet, “The Grey Man”, ku interpreton Ryan Gosling (si vrasës /ish spiun) dhe Chris Evans (si agjent i keq i CIA-s) dhe me regji nga Joe dhe Anthony Russo (në filmin e tyre të parë që nga Avengers: Endgame).
Filmi bazohet në seri librash të Mark Greaney’s Gray Man në lidhje me Court Gentry (i njohur si “The Gray Man”) i cili është një vrasës, ish-operativ i CIA-s dhe “një legjendë në fushën e fshehtë”.
Filmi do të ketë si regjisorë vëllezërit Joe dhe Anthony Russo. Skenari është shkruar nga Joe në bashkëpunim me Stephen McFeely dhe Christopher Markus.
Xhirimet e “The Grey Man” pritet të fillojnë në Los Angeles, në janar të vitit 2021. /Insajderi.com
Burimi: The Verge