2020-ta nuk do ikte pa një këngë të re nga Rovena Stefa

2020-ta nuk do ikte pa një këngë të re nga Rovena Stefa

Përgjatë gjithë vitit 2020, Rovena Stefa nuk solli diçka të re për fansat e saj, por ky fund vit na e riktheu artisten me një këngë të re, njofton Insajderi.

Kujtojmë se në vitin 2018 në prag të festave, ajo kishte publikuar këngën “Mikja ime” të shoqëruar më videoklip. Sipas përshkrimit në Youtube, fabula e këngës bazohej në ngjarje të vërtetë.

Në fund të këtij viti të vështirë për shumë, këngëtarja na sjellë një këngë dashurie më titull “Le të thyhen gotat”.

Këngën e re të shoqëruar me videoklip mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com