Festivali evropian i muzikës “Eurovision”, ka pësuar një goditje , kjo pasi që 21 anëtarët e nivelit të lartë për organizimin e ngjarjes kanë dhënë dorëheqjen.
Ekipi ukrainas i Eurovision-it, thonë se ata ishin të zhveshur nga përgjegjësitë më të mëdha në dhjetor të vitit të kaluar, kur një shef i ri u emërua në komitetin organizues, raporton BBC.
Sipas letrës të dorëheqjes, ata ishin “tërësisht të bllokuar” nga marrjen e vendimeve në lidhje me shfaqjen.
EBU e cila është themeluese e Eurovision, ka thënë se transmetuesi publik i Ukrainës ka për të “arritur në afat kohor” për të finalizuar përgatitjet, pavarësisht trazirave.
Një ditë më parë, kanë dalë në shitje 70 mijë bileta, çmimi i të cilave është nga 8 deri në 500 euro dhe mund të blihen në faqen e internetit Concert.ua.
Edicioni i 62-të i Eurovision Song Contest 2017, do të mbahet në Kiev të Ukrainës, me 9,11 dhe me 13 maj. /Insajderi.com