
Modelja e “Play Boy” Xenia Deli, u martua me biznesmenin 63 vjeçar Ossama Fathi Rabah Al-Sharif, vitin e kaluar, shkruan Daily Mail.
Burri i saj, biznesmeni egjiptian nuk mund të ishte prezent në përvjetorin e tyre të martesës.
Mirëpo kjo nuk ishte pengesë për të, pasi që ai dërgoi një këngëtar dhe lule me ballonë të shumtë për të uruar gruas së tij, ditën e tyre të veçanet.
Deli kurrë nuk ka tentuar të fshehë diferencën e moshës mes saj dhe z. Al-Sharif, kështu duke iu përgjigjur personalisht kritikëve në internet.