Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi 2TON, njoftoi se ai është bërë më shtëpi të re në një nga lagjet më luksozë të Kosovës, në Ferizaj, njofton Insajderi.
Krejt rastësisht, sot edhe Mozzik njoftoi se ka blerë shtëpi në po të njëjtën lagje, dhe të dy artistët tani do të jenë fqinj.
Transaksioni i shitjes u shoqërua edhe me disa gota verë, teksa reperi dhe afaristët e vendbanimit luksoz po zgjidhnin shtëpinë e duhur për reperin, në rezidencën që ofron gjashtë tipe të shtëpive.
Reperi i cili u rrit në Ferizaj, së shpejti do të shpërngulet në vendbanimin e ri që ka gati tre kilometra larg Ferizajt, dhe 20 minuta me makinë larg nga Prishtina. /Insajderi.com