3 bashkëpunimet më të përfolura në industrinë muzikore do të publikohen këtë javë

3 bashkëpunimet më të përfolura në industrinë muzikore do të publikohen këtë javë

Kjo javë po hap zyrtarisht edhe sezonin e bashkëpunimeve të artistëve tanë, kjo sepse 3 nga bashkëpunimet më të përfolura në industri, do të publikohen këto ditë, njofton Insajderi.

Treshja artistike më e komentuar, Dafina Zeqiri, Ledri dhe Lumi B, do të publikojnë këngën “Aman” me datën 1 korrik.

Si bashkëpunim tingëlloi interesant për faktin se Dafina dhe Ledri janë bërë bashkë për një këngë. E kjo për faktin se dyshja kishin pasur një histori romantike jetëshkurtër në vitin 2011. Por gjithçka duket mirë, dhënë faktin se e dashura e Ledrit, Sara Hoxha po shoqërohet me ish të dashurën e tij, Dafinën.

View this post on Instagram

#AMAN ft. @ledrivula & @lumib

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Për një kohë të gjatë ishte përfolur për raporte të tensionuara mes Kidës dhe Mozzik. Por e gjitha ra poshtë kur dyshja lajmëruan se janë bërë bashkë për një këngë të re. Bashkëpunimi i ri quhet “Kërkun” që publikohet këtë të premte që vjen.

Ky bashkëpunim në fakt është i dyti për dyshes pas këngës “Premtime” që u publikua në vitin 2016 nën vulën e On Records. Kënga numëron mbi 49 klikime në platformën e Youtube.

View this post on Instagram

#PP 03.07.2020 🧡🖤

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

 

Dhe i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është edhe bashkëpunimi i Ghetto Geasy-t me Majk. Dyshja dinamike kanë sjellë hite të panumërta që numërojnë miliona e miliona klikime. Dhe natyrisht lajmi që ata po vijnë me një tjetër bashkëpunim ka ekzaltuar fansat e Baba Stars.

Ndonëse dyshja nuk kanë dhënë një datë të saktë, përflitet se në fillim të kësaj jave ata do të publikojnë këngën “Je t’aime”. /Insajderi.com