Ylli i muzikës, Yll Limani po na mëson tërthorazi disa truqe për mënyrën e përdorimit të mediave sociale për t'u lidhur me fansat e ndjekësit dhe për të promovuar këngën e tij të re ende të pa publikuar, shkruan Insajderi.
Ndërsa mediat sociale bëhen më popullore dhe të domosdoshme, të famshmit e jo vetëm po drejtohen në Twitter, Facebook dhe Instagram si një mjet për marketing dhe promovim të punës artistike e stilit të jetës.
Yll Limani po transformon karrierën e tij përmes pranisë së tij në mediat sociale dhe vazhdon të magjepsë ndjekësit me çdo postim. Asnjë nga postimet e tij nuk ishin rastësore; çdo postim u krijua me paramendim dhe me qëllim si pjesë e qasjes së tij afatgjate për t’u lidhur me ndjekësit dhe fansat.
Dëgjo në fillim; posto pastaj
Një nga komponentët kryesorë të suksesit të Yll Limanit në rrjete sociale është aftësia e tij për t’u kushtuar vëmendje bisedave që ndodhin në internet, të mësojë prej tyre dhe pastaj të krijojë përmbajtje që njerëzit duan të shohin.
Ai po kupton që rrjetet sociale nuk janë vetëm një mjet për postim, janë një mjet për të kuptuar atë që publiku pret nga ti.
Këngëtari nuk ka publikuar një projekt të ri që nga dhjetori i vitit të kaluar kur solli këngën “Engjëj”. Që nga atëherë të shumtë ishin ndjekësit që kërkonin nga ai ‘këngë dashurie që përshtatej me disponimin e dëgjuesve’.
Postimi i detajeve të paqarta po që mban zgjuar kureshtjen e ndjekësve
Mund të themi që këtë element kyç të promovimit në rrjete sociale, këngëtari e ka zotuar! Ndjekësit e tij e dinë që kënga është gati, mirëpo këngëtari po vazhdon të postojë detaje si tekst të këngës, kolonë zanore, pamje nga videoklipi – duke nxitur anticipimin për projektin e ri. Ai po jep mjaftueshëm sa të ‘mbajë gjallë’ interesimin.
Ai thjesht po kënaqet!
Interaktiviteti i këngëtarit me ndjekësit e tij është rritur dukshëm kohën e vetë izolimin gjatë pandemisë që po vazhdon ende. Ai ka bashkëndjerë me ta, ka ripostuar materiale që i dërgonin fansat e tij, ka qeshur me ta – duke krijuar kështu një raport shumë të afërt me fansat. /Insajderi.com