
Këngëtari i muzikës popullore, Meda ishte i ftuar në emisionin “NIN” të Alaudin Hamitit.
Në pjesën e fundit të rubrikës “Haje ose Thuaje”, ai zbuloi se bakshishi më i madh që ka marrë ndonjëherë ka qenë në Australi, në një event të organizuar për Pavarësinë e Kosovës. Ai dhe muzikantët e tij u shpërblyen me 30 mijë euro.
“Bakshishi më i madh që kemi marrë brenda një nate ka qenë në Australi, së bashku me muzikantët e mi kemi qenë për Pavarësi por nuk po e di vitin. 30 mijë dollar i kemi marrë, ndërsa këngëtar kam qenë vetëm unë. Është kujtim i paharrueshëm”, tha Meda.
Kjo ishte edhe hera e parë që këngëtari performoi në kontinentin e largët. /Insajderi.com