34-vjeçarja arrestohet në kufi të Shqipërisë për trafikim të armëve – dyshohet se është këngëtarja e njohur kosovare

34-vjeçarja arrestohet në kufi të Shqipërisë për trafikim të armëve – dyshohet se është këngëtarja e njohur kosovare

Një 34 vjeçare është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinës, meqë është zënë me armë zjarri duke hyrë brenda territorit të Shqipërisë, njofton Insajderi.

Dyshohet se bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila udhëtonte me dy persona të tjerë, me inicialet F.M., dje F.S.

Siç bëhet e ditur nga ana e policisë shqiptare, të dyshuarës, e cila ishte duke udhëtuar me veturën e tipit “Audi”, së bashku me F.M dhe F.S., gjatë kontrollit në çantën e dorës I është gjetur dhe sekuestruar një armë “Zoraki” me 23 fishekë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

“Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak. Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme. /Insajderi.com