
356 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar të martën në Kosovë, njofton Shqip.com.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus, teksa janë shëruar 53 qytetarë.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4 mijë e 232 doza të vaksinës anti-COVID’19.
Kurse, që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë dhënë një million e 697 mijë e 901 doza të vaksinës kundër COVID-19./Insajderi.com