Këngëtarja Era Istrefi, ka qenë viktimë e një mashtrimit të një personi me inicialet, B.Sh, mosha 45 vjeçare, i cili e ndaloi atë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dhe iu paraqitur si polic, njofton Insajeri.
Ngjarja ka ndodhur me 23 shtator, dhe ishte këngëtarja ajo që ka paraqitur rastin.
Daut Hoxha nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar rastin për gazetën “Telegrafi”.
“Ngjarja ka ndodhur më 23.10.2020 në fshatin Peroc të Graçanicës në orën 21:30. Me 28.10.2020 është arrestuar mashkulli kosovar, pasi që ditë më parë ishte prezantuar si person zyrtar para viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e policisë. /Insajderi.com