Aktorja e cila u bë e famshme nga filmat “Kids”, “Gummo”,“Bron Bunny” u bë nënë për herë të parë para pak muajsh.
Ajo është fotografuar në qytetin e New York gjatë të premtes e veshur me një bluzë të bardhë të gjatë, me mëngë të fryra, përderisa poshtë kishte veshur pantalona të shkurtër, të zi, të cilët i tregonin këmbët e tonifikuara.
Chloe kishte mbathur çorapa të zeza me këpuca të shkelqyeshme të së njejtës ngjyrë.
Sevigny i kishte qëndruar besnike stilit monochrome me një mantil shiu të bardhë dhe me një çadër e çantë të zezë nga lëkura.
Aktorja nga filmi “Gummo” ka lindur djalin Vanja para tre muajsh, me partnerin Sinisa Mackovic, një drejtor i galerive të artit.
Chloe është pjesë e serialit të ri nga Luca Guadagnino “We Are Who We Are” i cili do të shfaqet së shpejti në Netflix./Insajderi.com