46 ditë zi për nënën – Melinda Ademi rikthehet në rrjete sociale me një mesazh

46 ditë zi për nënën – Melinda Ademi rikthehet në rrjete sociale me një mesazh

Me datë 6 mars, Melinda Ademi njoftoi për vdekjen e të ëmës me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Në moshën 50 vjeçare, Zonja Ademi ndërroi jetë më 3 mars si pasojë e kancerit të gjirit, njofton Insajderi.

Në postimin e saj ajo ndau disa fotografi të nënës së saj duke shkruar, “Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë, dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që po kaloj”.

Për nënën që po luftonte me kancerin e gjirit për më shumë se gjashtë vjet, ajo shkroi se kishte qenë mbështetja e saj e pakusht në rrugën e muzikës.

“Mami faleminderit shumë që më inkurajove të ndjek karrierën time dhe faleminderit që më mbështete dhe më kuptove. Gjithë jetën time gjithçka që kam dashur ndonjëherë ishte të të bëja krenare dhe e di që ti je krenare për mua. Unë premtoj se do të vazhdoj trashëgiminë tuaj duke qenë gruaja më e fortë dhe më e palodhur, ashtu si ju”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Pas postimit të saj, për më shumë se gjashtë javë ajo nuk u bë e gjallë në rrjete sociale.

Sot me anë të një postimi ajo shkruan se i duhej e gjithë kjo kohë për të procesuar dhimbjen e madhe dhe falënderoi të gjithë ata që i kanë shkruar në këto ditë të vështira për të.

“Sot janë bërë 46 ditë që nga vdekja e nënës sime, dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi që t’ia kthejë secilit person, dua t’iu falënderoj me krejt zemrën të gjithëve për përkrahje e madhe dhe vullnetin që më keni dhënë me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që ma keni dërguar”.

Gati për t’iu kthyer muzikës së saj, ajo thotë se do të vazhdojë ëndrrën e nënës.

“Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëjë nënën krenare do ta vazhdoj me plotë vullnet dhe ju premtoj që do të kthehem edhe më e fortë se kurrë”.

Në fund ajo u thotë fansave se si do shumë dhe nuk do i dëshpërojë kurrë duke u premtuar se do të “Shihemi shumë shpejt”. /Insajderi.com