5 gjëra që nuk i keni ditur për Lady Gaga-n, përfshirë herën e parë kur babai i saj e pa të performonte dhe mendoi që është çmendur

5 gjëra që nuk i keni ditur për Lady Gaga-n, përfshirë herën e parë kur babai i saj e pa të performonte dhe mendoi që është çmendur

Lady Gaga është një prej artisteve performancat e të cilës arrijnë gjatë të mbahen mend. Përpos karrierës muzikore, ajo ka arriti të marrë rolin kryesor në filmin “A Star Is Born”, për të cilin përpos që u lavdërua prej kritikëve, arriti të inspirojë një seri të pafund ‘meme-sh”.

Po sjellim për ju 5 gjëra që nuk dihet prej audiencës së gjërë për këngëtare ekcentrike.

  1. Emri artistik i Lady Gaga’s ka ardhur prej shoqërisë së saj. Emri i vërtetë i këngëtares është Steafani Joanne Angelina Germanotta. Ajo ka treguar për Vogue që miqtë e saj nga Lower East Side e quanin Gaga dhe pas kësaj ajo u vetëquajtë Lady Gaga, sipas këngës së Queen “Radio Ga Ga”.
  2. Lady Gaga e ka lënë fakultetin për të ndjekur pasionin e saj në vitin e parë, kur edhe pat një moment të shkurtë flirtimi me aktrimin. Në moshën 15 vjeç ajo u paraqit shumë shkurtë te seriali “The Sopranos”, ndërsa pak vite më vonë, ajo u shfaq edhe te reality shoë “The Hills”.
  3. Kur babai i saj e pa për herë të parë duke performuar, ajo kishte veshur një bikini ‘thong’ sikur lëkura e leopardit, me një rrip të trashë në bel dhe brekë gjyshesh. Ai qëndroi deri në fund të performancës dhe i tha vajzës së tij që kishte bërë një punë të mirë, mirëpo ai u shqetësua shumë për shëndetin mendor të vajzës së tij. “Ai ishte i shokuar dhe i alarmuar. Nëna ime më ka treguar që ai ishte i thyer shpirtërisht dhe mendonte që isha çmendur. Më vonë gjatë javës, familja ime tha se kishte qenë e vështirë të shihnin performancën dhe se mendonin që jam çmendur por nuk dinin çfarë të bënin”, tregon Gaga.
  4. Ajo tregon që hitin e saj të parë e kishte shkruar për 10 minuta, pas një nate kur e kishte tepruar me alkool. Incizimi i kësaj kange kishte qenë hera e parë kur ajo kishte qenë në një studio Hollywood-i. Mirëpo radiot nuk e kishin pranuar mirë këtë këngë, të paktën në fillimet e lansimit të saj.
  5. Përpos inovacioneve në fushën e artit, Lady Gaga ka bërë revulucion edhe në botën e parfumeve. Kur ishte duke krijuar aromën për parfumin “Fame”, ajo u tha që donte që lëngu i parfumit të ishte i zi për sa ishte në shishe, mirëpo të bëhet i tekdukshëm kur spërkatej. “Fillova të djersitesha prej ankthit, sepse kjo gjë ishte e pamundur”, ka thënë presidenti i kompanisë që bëri parfumin e Gaga’s Yael Tuil. Kjo kompani tash ka një patent që për teknologjinë që e shëndrron lëngjet e zeza në të tejdukshme. “Ajo ka bërë një nga inovacionet më të rëndësishme në industrinë e parfumit në 20 vitet e fundit”, thotë Tuil./Insajderi.com