5 mijë trëndafila, në 5-vjetorin e martesës së Icardi-t me Wandën

5 mijë trëndafila, në 5-vjetorin e martesës së Icardi-t me Wandën

Ditët e ardhshme mund  të jenë vendimtare për Mauro Icardit dhe të ardhmen e tij tek Interi por bomber nuk mendon për këtë dhe feston me Wanda Nara 5-vjetorin e martesës. Penalltia e humbur ndaj Empolit tashmë është harruar dhe Wanda jo vetëm që e ka përkëdhelur në rrjetet sociale  (ndonjëherë nuk janë të mjaftueshëm 124 gola në 26 vite… ndonjëherë futbolli të vë në provë) por gjen në shtëpinë e saj 5000 trëndafila të kuq dhe shumë dashuri.

“Jeta nuk duhet të jetë perfekte për të qenë e mrekullueshme”- shkruan Icardi pas ndeshjes që dërgoi Interin në “Ligën e Kampionëve”, sepse festa e vërtetë vjen më vonë në sallonin e shtëpisë së tij. Mijëra trëndafila të kuq janë të shpërndarë në papafingo, mes petalesh të këputura foto të ndryshme me kujtime dhe një “Të dua” njësoj si në përralla. Maura dhe Wanda shihen përpara luleve duke u përqafuar me njëri-tjetrin gjithnjë e më të bashkuar si Brenda edhe jashtë fushës së blertë.