
Kosova, një shtet ballkanik i vendosur në Evropën Juglindore, ka një traditë të verërave që daton me shekuj. Varri i një ushtari ilir të vitit 28 para erës tonë, i mbuluar me gdhendje rrushi, është ekspozuar me krenari në qytetin e Rahovecit si dëshmi e lidhjes historike të vendit me prodhimin e verës.
Kosova ishte në kulmin e prodhimtarisë gjatë vitit 1989, me 9,000 hektarë vreshtadhe me një kapacitet të madh eksporti, ku vetëm në Gjermani eksportoheshin 40 milion litra verë.
Si shumica e industrive, edhe prodhimtaria e verës pësoi ulje gjatë viteve 90’, por u rifunksionalizua në vitin 1997, si pasojë e një simpoziumi të mbajtur në Rahovec që më pas inicoi festivalin që feston vjeljen e rrushit dhe mbledh prodhuesit e verës në një vend.
Sot në vend ka rreth 3,000 hektarë hardhi rrushi dhe rreth 15 venari prej të cilave disa janë ish ndërmarrje shtetërore dhe të tjerat biznese familjare. Po i përmendin 5 prej venarive më të shquara që bashkë me traditën mikpritëse të vendit, do të ju japin një përvojë të paharrueshme të shijimit të verës.
Bodrumi i vjetër
Bodrumi i vjetër është një prej bodrumeve më të vjetra të verës në vend. Është themeluar prej qeverisë jugosllave në 1953, por më vonë u privatizua dhe iu shit familjes Haxhijaha në vitin 2006. Nëse bëni një shëtitje në këtë venari, do të shihni disa prej barrelave të drunjta prej vitit 1958 me emblemë socialiste, funksioni i vetëm i të cilave është për kuriozitetin e turistëve.
Degustimi i verës kushton rreth 10 deri 15 euro varësisht prej numrit të verërave dhe sasisë së dëshiruar të ushqimit. Sigurohuni të provoni Elephant Chardonnay e vitit 2014, që vjen me një shije të lehtë dhe një storie interesante; Linja e elefantit është emëruar sipas një figure bronzi të gjetur në tokë, gjatë ndërtimit të bodrumit në vitin 1950.
Venaria Daka
Një prej kujtimeve më të hershme të Gazmend Dakës, është ajo kur babai i tij, Ganiu shiste verë ose raki derë më derë. “Mësuam se si nuk duhet hedhur asnjë kokërr rrushi” tregon ai duke buzëqeshur. Gazmendi vazhdon traditën e familjes, duke bërë regjistrimin e venarisë në 2008 dhe duke e zgjeruar prodhimin e saj. Imazhi i Ganiut ende zbukuron secilën shishe vere. Edhepse prodhimtaria e verës është ende e vogël, rreth 35,000 litra në vit, vera e tyre klasifikohet si një prej 3 verërave kryesore në festivalin Hardh Fest secilin vit.
Manastiri I Deçanit dhe Hoqa e Madhe
Hoqa e Madhe është një fshat skenik afër Rahovecit, i njohur për 13 kishat e tij. Ky vend prodhon verë prej shekullit të 15.
Prej 15 vitesh prifti Marko Dikliç ka prodhuar rregullisht verë për shitje. Venaria nuk pranon vizitorë të rregulltë, por në fqinjësi mund ta gjeni venarinë Petroviç. Nëse jeni me fat pronari Srdjan Petrovic do të ju tregoj licensën e paraardhësve të tij.
Stone Castle
Stone Castle është poashtu venari dikur nën administrim shtetëror, me një kapacitet prodhimi deri në 30 milion litra për vit. E blerë në vitin 2006 prej dy biznismenëve Amerikano-Shqiptarë, Stonë Castle ka 600 hektar me vreshta, dhe luan rol të rëndësishëm në mbështetjen e ekonomisë vendore duke blerë rrush prej fermerëve të zonës.
Degustimi I verës ndodh në magazinën e ruajtjes, e disa prej verërave që duhet provuar me doemos janë vera Rosé, dhe vera më e mirë e Kosovës Cabernet Sauvignon Reserve.
Venaria Sefa
Venaria Sefa është një venari e rë që ka një qasje të re në atë çfarë ofron territori I Kosovës. E emëruar prej gjyshit të familjes, që ka prodhuar verë prej vitit 1971, prej vëllezërve Blerim dhe Labinot Shulina, të cilët themeluan venarinë prej vitit 2011 dhe prej atëherë kanë përsosur mjeshtrinë e tyre në përgatitje të eksportit. Me një kapacitetit prej 60,000 litrash në vit, vëllezërit fillimisht janë përkujdesur që kualiteti i verës të jetë sa më përsosur, çka dëshmojnë dy prej verërave më të mira të këtij brendi Sefa Chardonnay dhe Cabernet Sauvignon.