Në paraqitjen e saj të fundit për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani përqafoi pranverën me një fustan ngjyrë të verdhë. Ishte po i njëjti që ajo kishte veshur në vitin 2014, për një nga mbrëmjet e “Big Brother”, njofton Insajderi.
Atëbotë, shtatë vjet më parë, ajo kombinoi fustanin rreze dielli nga “Fausto Poglisi”, me një palë take rrokaqiell nga “Christian Louboutin”, ngjyrë të kuqe, modeli Daffodile. Pamja u kompletua me disa bizhuteri shumëngjyrëshe nga “Top Shop”.
Moderatorja riktheu fustanin e verdhë nga kreatori italian sërish në ekran veçse kësaj here me një kombinim më minimalist.
Ajo zgjodhi sërish një palë take nga “Christian Louboutin”, modeli “So Kate” ngjyrë blu të errët në një nga paraqitjet e saj të fundit për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. /Insajderi.com