75 vjeçe, aktorja turke habit kalimtarët me pamjen e saj

75 vjeçe, aktorja turke habit kalimtarët me pamjen e saj

Falë roleve  në seriale shumë  të ndjekur, aktorja Nebahat Çehre është tashmë shumë e njohur  për publikun. Ajo ka luajtur  rolin e Firdevsit në “Dashuri e ndaluar”, rolin e sulltaneshës në “Sylejmani i madhërishëm” dhe rolin e mamasë së Elifit në “Diamante dhe dashuri”.

Ndonëse 75 vjeç, aktorja është ende në formë dhe ditën e djeshme është fotografuar në rrugë nga paparacit.

Në fotot e publikuara nga CNN Turk, Nebahat shfaqet e veshur moderne, me pantollona të grisura,  me syze e flokët e kapur topuz.

E pyetur nga gazetarët se me çfarë po merret, aktorja u përgjigj se po lexon skenaret që i kanë ardhur dhe ndoshta së shpejti  e shohim më një serial të ri.