Pas shumë zënkave të ndodhura ne “Big Brother VIP”, erdhi momenti ku banorët u ulën dhe rrëfyen jetën e tyre.
Këtë e bëri edhe gazetarja, Paloma Demneri, ku foli haptazi për burrin e saj, i cili vuante nga varësia ndaj alkoolit.
Paloma tregoi se ishte rrahur nga ai dhe këtë gjë e kishte vuajtur për 8 vite radhazi.
“Vinte në 3 të mëngjesit, më kapte për fyti, më rrafke, pa bërë gjë. Më përplaste në tokë. Dhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi. Siç ishte nga kuzhina me thikën në dorë dhe unë që i thoja: “Të lutem hiqe thikën”. Më mori nga dera përjashta për të më hedhur në tokë. Aty pastaj mora policinë. U bëmë gazi i botës, po nuk kisha çfarë të bëja. Durova 8 vjet, vitet e fundit e fundit u rëndua gjendja. E humbi logjikën”, ka pohuar ajo.
Pas rrëfimit publik që bëri sonte Paloma, ajo u ftua nga prezantuesja, Arbana Osmani, të shkonte në dhomën e rrëfimit, ku e priti atë një surprizë e madhe.
Në dhomën e rrëfimit, gjendej një çmim aktrimi për “Oscar”, të cilin i’a dhuroj burri i Palomës me mbishkrimin “Aktorja më e mirë”, gjë që tregonte se Paloma kishte “aktruar” për veprimet e burrit të saj.
Paloma u surprizua dhe nuk mund të besonte që burri i saj kishte shkruar atë mbishkrim, mirëpo ky dyshim u shua pasi “Big Brother VIP” mundësoi që ajo të takohej me burrin e saj dhe të kuptonte të vërtetën. /Insajderi.com