Mario tregon çfarë i ndodhi në prapaskenë pasi deklaroi se është gay

Mario tregon çfarë i ndodhi në prapaskenë pasi deklaroi se është gay

Videoja e grimierit shqiptar Mario Dedivanovic, i cili foli hapur për herë të parë për sekualitetin e tij, pasi rrëmbeu një çmim të rëndësishëm në American Influencer Awards 2019,  bëri bujë në mbarë botën.

Por ajo që nuk kishim parë ishte se çfarë ndodhi në prapaskenë, pasi Mario deklaroi duke qarë se është gay dhe krenar.

 

Teksa Mario përqafonte nënën e tij, askush nuk e dinte se vizita e nënës së tij ishte një surprizë për Marion.

Pasi përfundoi fjalimin e tij me lot në sy, ai u prit nga nëna e tij, për të cilën mendonte se ishte në Mal të Zi.

“As nuk e kam parë fundin e kësaj videoje sepse nuk kam pasur asnjë moment për veten time. Motrat e mia më thanë se nëna ime është jashtë shtetit por e ndjeva zemrën e saj të rrihte gjithë ditën dhe vazhdimisht thoshte: mund të ndjej nënën. Ajo është këtu. Kam pritur 37 vjet që ajo të thoshte OK në mënyrë që mos t’ia thyeja zemrën. Faleminderit mikut tim për këtë video. Unë jam gati të mbyll një kapitull tani dhe të filloj një epokë të re”, shkroi ai ndër të tjerash.

Shikoni videon e mëposhtme dhe mundohuni t’i mbani lotët.