Më shumë se 90 persona janë shtruar në spital në Connecticut gjatë një koncerti që kishte personazh kryesor Chance the Rapper.
Policia e Hartfordit kanë referuar 50 raste të pirjes së alkoolit nën moshë, ka treguar përmes Twitterit zyrtari i policisë Brian Foley.
Ai e ka përshkruar si “një natë e zënë, shumica e pacientëve ishin pjesëmarrës të koncertit nën moshën e lejuar për të pirë dhe të cilët kishin pësuar helmim të rëndë nga alkooli”.
“Hapa shtesë duhet të ndërmerren për adresimin e këtyre problemeve nëpër koncertet e tilla”, ka thënë ai.
Foley ka thënë se numri i të helmuarve kalon mesataren e një nate normale.
“Një koncert tipik do të kishte 20 deri 30 transportime. 60 do të ishte shumë keq. Ndërsa një herë kishim 70 raste dhe tani 90”, ka thënë ai.
Fituesi i trefishtë i çmimeve Grammy, Chance the Rapper, ishte pjesë e koncertit “Hot 93.7 Hot Jam” në Hartford. /Insajderi.com