Yllka Kuqi sjell për herë të parë fotografi nga shtatzënia

Yllka Kuqi sjell për herë të parë fotografi nga shtatzënia

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, në shkurt të këtij viti u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Astrit Pallaska mirëpritën vajzën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Luiza.

Ndonëse e ka ruajtur me shumë fanatizëm këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj, ajo së fundmi ka publikuar fotografi të ndryshme nga shtatzënia, që nga muaji i dytë e deri në lindje.

“Cili është muaji juaj i preferuar?”, ka shkruar ajo krahas imazhit, në të cilin pranoi komente të ndryshme nga miqtë, kolegët dhe fansat.

Në secilin prej imazheve, artistja shqiptare vjen në formë të mahnitshme duke qenë se shquhet për sharmin dhe elegancën e saj.

Yllka dhe bashkëshorti i saj aktualisht po qëndrojnë në Toronto të Kanadasë, atje ku edhe këngëtarja lindi vajzën e saj.

E njëjta ka kohë që ka pezulluar aktivitetet muzikore për të shijuar periudhën më të bukur të jetës pranë familjes.