Kelly Osbourne rrëfehet se në mënyrë sekrete i është nënshtruar operacionit gastrik për humbjen e peshës

Kelly Osbourne rrëfehet se në mënyrë sekrete i është nënshtruar operacionit gastrik për humbjen e peshës

Kelly Osbourne i habitit të gjithë, kur tregoi humbjen e madhe të peshës, shkruan Mirror, raporton Insajderi.

Mirëpo së fundmi ajo ka rrëfyer që kishte bërë një operacion gastrik për të arritur humbjen e madhe të peshës.

Vajza e Ozzy Osbourne ka konfirmuar që i është nënshtruar operacionit për derisa u paraqit në  podcasttin “Hollyëood Raë ëith Dax Hold and Adam Glyn”.

Ajo tha: “Unë kam bërë operacion për të humbur peshë, nuk më intereson nëse dikush ka për të thënë ndonjë gjë lidhur me këtë. Ajo që bën ky operacion është të ndryshojë formën e stomakut. Unë nuk do të gënjej për këtë gjë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”.

Mirëpo ajo e qartësoi që nuk kishte bërë ‘gastric bypass’ por ‘gastric sleeve’.

“Operacioni që kam bërë unë, nëse nuk ushtron dhe nuk ha në mënyrë të shëndetshme, do të shtosh kilogram. Ky operacion e heq hormonin, që nëse ke probleme me varësinë, të ndalon së dëshiruari ushqimin dhe nuk të bën të hash prej emocioneve, që në fakt ka qenë problemi im kryesor.”/Insajderi.com