Albërie Hadërgjonaj humb një person të shtrenjtë në një aksident tragjik

Albërie Hadërgjonaj humb një person të shtrenjtë në një aksident tragjik

Albërie Hadërgjonaj ka ndarë një lajm shumë të kobshëm në llogarinë e saj në Facebook. Ajo hyri në rrjetin social për të njoftuar ndjekësit, se kushëriri i saj të cilin ajo e konsideron si ‘një vëlla’, humbi jetën në një aksident tragjik me motor, njofton Insajderi.

Në një shkrim të ndjerë, ajo kujton ditën e pushimeve verore që i kaloi me Albertin, shokun e saj më të mirë, që kishin si mision që gjithnjë të gëzonin nënat e tyre që i rritën jetim.

“Sot eshte dite zije per gjithe familjen. Sot humbem sheqerin e familjes. Une nuk mundem ta besoj dhe ta pranoj kte humbje. Alberti eshte djali i vajzes se dajes por per mua ishte shoku me i mire. Sa her mblidheshim ne ver gjat pushimeve verore ne te dy kishim nji mision. Ti gezonim te gjithe e ne menyre te veqant nenat tona qe na rriten jetim!”

Kushëriri i saj, Alberti u aksidentua me një motor në Zvicër, e përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e tij, ai nuk i bëri dot ballë lëndimeve të shumta trupore.

“Alberti sa shume u luta per ty. Ta kaloje dhe te shëroheshe. Por Zoti te mori ndoshta per ti lehtesuar dhimbjet.. Miqt e mi Alberti pati nji aksident me motorr dhe fati i keq i tij u lendua shuuume.. Mjeket në zvicerr ben gjithecka ta shpetonin por nuk paten sukses”.

Këngëtarja përfundon shkrimin e saj duke ngushëlluar të gjithë familjarët dhe njerëzit që njohën Albertin. Po ashtu ajo bëri thirrje që të bënim kujdes në trafik.

Më poshtë shkrimi i plotë i këngëtares. /Insajderi.com

Image