Raporti i Encës me ndjekësit e saj në Instagram është i afërt e shumë besnik, të paktën këtë lë të kuptohet aktiviteti i saj në rrjete sociale.
Që nga fillimi i ditës në mëngjes e deri në mbrëmje, ajo është shumë konsistente me postime të fotografive, videove dhe përditësimeve se si dita e saj po shkon, duke i ndarë ato me më shumë se 2 milionë ndjekës që numëron në Instagram.
Por së fundmi këngëtarja, u step pak nga postimet e shumta dhe të vazhdueshme, e kjo që natyrisht u vërejt nga ndjekësit e saj besnikë.
Një lëndim trupor ishte ai që detyroi këngëtaren të distancohej për një kohë nga rrjetet sociale. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau në fotografi ku tregon se ajo kishte thyer këmbën, e që më pas iu desh t’i nënshtrohej edhe një operimi, njofton Insajderi.
Këngëtarja thekson se kur gjëra të tilla ndodhin në jetë, ju duhet t’i përballoni si kampionë – e buzëqeshja e Encës teksa rimëkëmbet nga thyerja e këmbës dhe operimi është e një kampioneje të vërtetë.
“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona 💪🏼 1 thyerje kembe & 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca 😜 Mirënjohëse dhe e bekuar me jetën time, dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem 🙏🏼❤️🧿”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram.
Enca nuk dha më shumë detaje se çfarë situate fatkeqe çoi në lëndimin e saj. /Insajderi.com