Pendesa asnjëherë nuk duket reale në televizion, dhe për këtë arsye është kaq e rrallë.
Kur dikush thotë ‘më fal’ në TV, njerëzit nuk i besojnë ata. Ata thjesht po veprojnë, po dëgjojnë këshillat e menaxherëve që duan të marrin nën kontroll situatën, ose kërkojnë me dëshpërim që të dalin nga ‘lumi’ i kritikave.
Ellen DeGeneres po kërkon falje pas kritikave dhe raporteve që rrjedhën për muaj të tërë me akuza dhe një hetim zyrtar për në një mjedis toksik pune, i cili përfshinte raporte të ngacmimeve seksuale dhe sjelljeve të këqija përveç seksizmit, racizmit dhe një vendi armiqësor të punës.
“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë ka pasur akuza për një mjedis toksik pune në shfaqjen tonë dhe më pas ka pasur një hetim. Mësova se këtu ndodhën gjëra që nuk duhej të kishin ndodhur kurrë ”, thotë DeGeneres në monolog, interpretuar para një publiku virtual në ekranet televizive, që u transmetua në premierën e sezonit 18 të Ellen të hënën.
Vetëm sa kanë filluar kritikat, përqeshjet dhe shkrimet ironike që i adresohen moderatores nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.
Si përfundim kjo kërkim-falje e vonë e moderatores, nuk duket se do të kënaqë publikun e aq më pak viktimat që raportuan për problematikat brenda shfaqjes – e në ndërkohë hetimi për emisionin e saj po vazhdon. /Insajderi.com
Burimi: Daily Beast