Mark Chapman, njeriu që vrau John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së të ndjerit të Beatle, Yoko Ono, 40 vjet pas vdekjes së tij, shkruan BBC, transmeton Insajderi.
Chapman qëlloi Lennon katër herë jashtë apartamentit të tij në New York Manhattan ndërsa Ono shikonte, në vitin 1980. Atij iu refuzua kërkesa për lirim me kusht për të njëmbëdhjetën herë pas një seance muajin e kaluar.
Gjatë seancës dëgjimore, Chapman tha se vrau yllin e rokut 40-vjeçar për “lavdi” dhe se meritonte dënimin me vdekje. Ai shtoi se mendon për “aktin e neveritshëm” gjatë gjithë kohës dhe pranon që do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
“Thjesht dua të ritheksoj se më vjen keq për krimin tim”, i tha Chapman bordit të lirimit me kusht në Institucionin Korrektues Wende në New York.
“Nuk kam asnjë justifikim. Kjo ishte për lavdinë e vetvetes. Mendoj se është krimi më i keq që dikush mund t’i bëjë një njeriu të pafajshëm”.
“Ai ishte jashtëzakonisht i famshëm. Nuk e vrava për shkak të karakterit të tij ose llojit të burrit që ishte. Ai ishte një njeri familjar. Ai ishte një ikonë. Ai ishte dikush që fliste për gjëra që ne tani i flasim”.
“Unë dua ta shtoj këtë dhe ta theksoj shumë. Ishte një veprim jashtëzakonisht egoist. Më vjen keq për dhimbjen që i shkaktova asaj [Onos]. Mendoj për të gjithë kohën”.
Në vitin 2015, artistja japoneze Yoko Ono – e cila ka kundërshtuar secilën prej përpjekjeve të Chapman për lirim me kusht – tha për The Daily Beast se ajo jetonte me frikën se ai një ditë mund të lirohej nga burgu. /Insajderi.com