Arilena Ara pjesë e koleksionit të veshjeve që do të prezantohet në Milano

Arilena Ara pjesë e koleksionit të veshjeve që do të prezantohet në Milano

Koleksioni “MAXRIENY” nga Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano me prezantimin e koleksionit SS 2021.

Për këtë rast, marka kineze, në bashkëpunim me Vogue Italia, ka organizuar këtë ngjarje të veçantë dixhitale të titulluar “Për Gratë e Fuqishme”, njofton Insajderi.

Sara Wong, drejtoreshë kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare për të interpretuar koleksionin e ri që mban emrin e saj. 8 gratë e zgjedhura vijnë nga e gjithë bota – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Lindjen dhe Italinë – dhe mishërojnë cilësitë e SS 2021: shkrirja, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe unikaliteti.

Ndër talentet nga e gjitha bota hyn edhe Arilena Ara e cila u shfaq në klipin prezantues të markës luksoze. Fituesja e Festivalit të Këngës duket se është zgjedhur nga Wong dhe “Vogue Italia” për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën. Në klipin e shkurtër ajo flet për atë që ka veshur.

Secili talent paraqitet në një film ekskluziv të shkurtër që rrëfen filozofinë e MAXRIENY BY SARA ËONG, dhe të gjitha të marra së bashku krijojnë një shfaqje të vërtetë mode që do të transmetohet në të gjithë botën në 23 Shtator.

Në video, vetë drejtoresha kreative zbulon frymëzimet e pasura që e çuan atë të krijojë 20 veshjet në koleksion, me kulturat e ndryshme dhe periudhat historike që kanë bashkëjetuar gjithmonë në veshjet e saj. /Insajderi.com