Më vogla në familjen e madhe të këngëtarit, Ermal Fejzullahu po feston ditëlindjen.
Ana po mbush 1 vjet, dhe një dedikim i ëmbël nga nëna e saj Ariana nuk do të mungonte assesi.
“Kush ma shton dashurinë ,kush mi jep jetës kuptim… Kush ma ngrohë shpirtin që në mëngjes, kush pos diellit tim që më ngrohë që sot u bëre 1 vjeçe. Urime shpirti i mamit Ana, edhe 100 me ne, dhe motra e vëlla”, shkruan Ariana në një postim që ka përmbledhur disa fotografi të familjes.
Një postim dedikuar vogëlushes nuk mungoi as nga Ermali i cili shkruan, “Urime ditëlindjen Ana”.
Me 25 shtator të vitit 2019, ishte Ermali i cili dha lajmin me anë të një postimi në Instagram, se vogëlushja tyre kishin ardhur në jetë.
Çifti janë prindër edhe të një djali tjetër dhe dy vajzave. /Insajderi.com