Jetmir Agaj, qëndron prapa njërës nga kompanive muzikore më në zë në vend “SBS Entertainment”, me producent Çelik Lipën, i cili ka prodhuar disa nga hitet e kësaj vere.
Artistë si Fero dhe Enis Bytyqi i besuan artin Jetmir Agajt – e të gjitha kanë një emërues të përbashkët, klikimet e tyre nuk janë të blera.
Pikërisht me këtë, Jetmir Agaj thumboi mbarë estradën dhe miliona klikimet që marrin në pak orë. Ai thekson se klikimet e blera nuk të vendosin në rubrikën e ‘trending’ të Youtube, pjesë e cila më së miri dëshmon suksesin e një kënge të re.
Menaxheri Agaj tashmë ka prezantuar edhe një artist të ri i cili debutoi bindshëm në tregun muzikor së pari më këngën “Avash Avash”, e tani me këngën më të re “Betohemi”.
“Betohemi” u realizua me videoklip, dhe fidbeku i publikut ishte tejet pozitiv si për anën melodike ashtu edhe vizuele – kjo vërehet qartë edhe në numrin lartë të pëlqimeve (më shumë se 25 mijë) në Youtube.
Janë bërë dy ditë që nga publikimi (22 shtator) dhe kënga ka mbledhur më shumë 1 milion klikime, e kjo mjaftoi që ajo të renditej e para në listat ‘trending’ në Shqipëri dhe Maqedoni.
Ndiqni më poshtë këngët e re nga Bardhi. /Insajderi.com