Sapo u thye rekordi i Jennifer Aniston për debutim në Instagram

Sapo u thye rekordi i Jennifer Aniston për debutim në Instagram

Natyralisti veteran britanik David Attenborough ka thyer rekordin e debutimit në Instagram të Jennifer Aniston për kohën më të shpejtë për të arritur një milion ndjekës, njofton Insajderi.

David Attenborough, 94 vjeçar, bëri debutimin e tij kohët e fundit me një video dhe mblodhi një milion ndjekës në katër orë dhe 44 minuta.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit, ylli i “Friends”, Jennifer Aniston kishte arritur një milion ndjekës në pesë orë dhe 16 minuta në tetor të vitit 2019.

Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, “koha më e shpejtë për të arritur një milion ndjekës në Instagram është 4 orë e 44 min, dhe u arrit nga Sir David Attenborough, në 24 Shtator 2020”.

Sir David Attenborough shpjegoi lëvizjen e tij në Instagram duke regjistruar një pjesë në kamera, duke thënë:

“Bëra këtë lëvizje dhe po eksporoj këtë mënyrë të re komunikimi për mua sepse, siç e dimë të gjithë, bota është në telashe… Gjatë javëve të ardhshme, unë do të regjistroj mesazhe për të shpjeguar se cilat janë problemet dhe si mund t’i trajtojmë ato”.

Aktualisht, ai numëron më se 3.9 milionë ndjekës. /Insajderi.com

Burimi: GeoTv