Klea Huta ka një listë emrash me të cilët nuk do që bashkëshorti i saj të bashkëpunojë

Klea Huta ka një listë emrash me të cilët nuk do që bashkëshorti i saj të bashkëpunojë

Klea Huta dhe producenti i njohur Elgit Doda, janë një nga çiftet më të dashur të industrisë së argëtimit. Ata këtë qershor u bënë prindër për herë të parë kur mirëpritën në jetë vogëlushin e tyre, Kridin, njofton Insajderi.

Duke kuptuar profesionin e bashkëshortit, është më se e natyrshme që ai do të bashkpunojë me një numër artistësh që kanë emër në industri dhe artistë të rinj – por si duket një lloj liste ekziston mes çiftit.

Të ftuar në e “E Diela Shqiptare” nën moderim të Ardit Gjebreas, çifti u përballën me shumë ngacmime të lezetshme.

Në një moment, Gjebrea i drejtohet Hutës, duke e pyetur se nëse ka ndonjë emër që ajo nuk do donte të shihte bashkëshortin e saj duke bashkëpunuar.

“Giti e di vetë, e ka listën gati se me kë nuk duhet të bashkëpunojë, unë nuk them asnjë fjalë më tepër”, përgjigjet ajo.

Huta vazhdon përgjigjen e saj duke qartësuar më tej se gjithçka lidhet me nivelin e profesionalizmit të artistëve.

“Janë disa njerëz që nuk duhet të jenë aty sepse nuk kanë arsye për të qenë. Pra nuk kanë arsye për të qenë në tregun muzikor dhe nuk duhet të jetë Giti im, ai që duhet t’i lansojë për në treg”, thotë ajo. /Insajderi.com