Meghan Markle dhe Princi Harry kanë hyrë në bordin e një seriali të tipit “reality show” në Netflix me shpresën për t’i dhënë një vështrim më të afërt publikut se kush janë ata në të vërtetë, njofton Insajderi.
Sipas një raporti nga The Sun, shfaqja e re nga Duka dhe Dukesha e Sussex do të jepte një vështrim të shkurtër në jetën e tyre ndërsa gjithashtu “ndriçonte një dritë mbi njerëzit dhe kauzat në të gjithë botën”.
Insider më tej zbuloi se shfaqja do të jetë ndryshe nga shumica e programeve të realitetit në televizion me konceptin që është më “me shije” dhe jo formati i zakonshëm që shpesh serviret për publikun.
Raporti zbuloi më tej se të dy do të jenë në filmime për 3 muaj.
Ingrid Seëard, redaktore e Revistës Majesty, tha se i gjithë koncepti “duket mjaft hipokritik” pasi që duka dhe dukessa ishin këmbëngulëse për të ruajtur hermetikisht privatësinë e tyre. /Insajderi.com
Burimi: Geo TV