Këtë verë në një kohë të paprecedent, artistët shqiptarë arritën të sjellin disa hitë të papërsëritshme. Si rrjedhojë, kjo solli edhe miliona klikime në ditët e para të publikimit – gjë për të cilën këngëtarja, Aurela Gaçe, po tregohet pak skeptike, njofton Insajderi.
Ajo që shtyu këngëtaren të mendojë një gjë të tillë, është publikimi i bashkëpunimit të Jennifer Lopez me Malumën – që për muaj të tërë kishte krijuar zhurmë të madhe në revista dhe media sociale nëpër botë.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka vënë në dukje se klipi “Pa Ti” në YouTube numëron rreth 3.5 milionë klikime në tre ditë. “Ndërkohë, ‘subscribers’ në YouTube: 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansa (që dmth o kanë këta o s’di tjetër) ose ose, duhet të ishin shqiptarë që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj, do kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh”, është shprehur Aurela, duke ironizuar kështu klikimet në këngët e kolegëve në YouTube, që shpesh janë diskutuar për blerje.
Gjithsesi klikimet e këngëve shqiptare në YouTube, që shpesh arrijnë shifra si 2 milion klikime në më pak se 48 orë, janë vënë shpesh në pikëpyetje. /Insajderi.com