Krijuesja e himnit feminist “I Am Woman”, ndërron jetë

Krijuesja e himnit feminist “I Am Woman”, ndërron jetë

Helen Reddy, këngëtarja australiane e njohur botërisht për hitin e saj të vitit 1972. “I Am Woman”, ka vdekur në moshën 78 vjeçare, njofton Insajderi.

Reddy ishte diagnostikuar me demencë në vitin 2015 dhe kishte jetuar në një shtëpi pleqsh në Los Angeles.

Një deklaratë nga fëmijët e Reddy, Traci dhe Jordan, u postua në faqen e saj zyrtare të fansave të martën pasdite.

“Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, në pasditen e 29 shtatorit 2020 në Los Anxhelos,” tha deklarata.

“Ajo ishte një nënë, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e mrekullueshme. Jemi zemërthyer. Por ne ngushëllohemi me faktin që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë”.

Reddy dikur fare mirë mund të quhej si “mbretëresha e rokut të amviseve” nga Alice Cooper, por muzika e saj kapi zellin e një brezi të radikalizuar të grave nga vitet gjashtëdhjetë dhe një valë të dytë të lëvizjes feministe. /Insajderi.com

Burimi: The Guardian