Aktorja e “Stranger Things” po konsiderohet të luajë Amy Winehouse, në filmin biografi për këngëtaren e ndjerë

Aktorja e “Stranger Things” po konsiderohet të luajë Amy Winehouse, në filmin biografi për këngëtaren e ndjerë

Millie Bobby Brown është një prej artisteve që po konsiderohet për të luajtur ikonën e ndjerë të muzikës Amy Winehouse në një film biografi.

Ylli 16-vjeçar i Stranger Things është shumë e entuziazmuar për të portretizuar këngëtaren tragjike Amy e cila vdiq në vitin 2011 në moshën 27-vjeçare.

Babai i Amy, 69-vjeçari Mitch Winehouse, tha në fillim të këtij viti se ai po planifikonte të bënte një film për jetën e vajzës së tij – në një stil të ngjashëm me hitet e fundit me Bohemian Rhapsody dhe Rocketman që solli jetën e të ndjerit Freddie Mercury dhe ikona Sir Elton John në ekranin e madh.

Nëse bazohemi në aftësitë e saj për aktrim dhe për të kënduar, që mund të jenë karakteristikat e duhura që ajo të marrë këtë rol.

Sipas The Sun, Milly u pyet se çfarë figure historike do të donte të luante në ekran gjatë një interviste në SHBA.

Ajo tha: “Nuk do të thoja që ajo është historike, por do të doja të luaja Amy Winehouse.

“Unë personalisht mendoj se ajo është një ikonë për R&B dhe blues dhe të gjithë kulturën e muzikës.

“E dua muzikën e saj dhe me të vërtetë u ndikova nga e gjithë historia e saj – kështu që do të më pëlqente ta luaja atë.“/Insajderi.com