Dua Lipa po shijon pak pushim, mes gjithë jetës dinamike të industrisë ndërsa adaptohet me jetën në Amerikë, njofton Insajderi.
Mbrëmja e së mërkurës, ishte një natë shumë romantike për të dhe të dashurin e saj Anwar Hadid, teksa u panë në një nga pikat e ushqimit të shpejtë në New York.
Dyshja nuk kursyen as puthjet dhe përqafimet në publik, që u kapën nga disa paparacë.
E pas buke, ata ndezën edhe nga një cigare, që ne shpresojmë të ishte një nga ato herët kur vetëm ndez një, dhe të mos jetë ves i çiftit. /Insajderi.com
Burimi: Daily Mail