Aktorja e famshme në betejë me kancer të fazës së katërt

Aktorja e famshme në betejë me kancer të fazës së katërt

Shannen Doherty i tha revistës Elle se ajo mbetet me shpresë në luftën e saj kundër kancerit të gjirit në fazën IV, njofton Insajderi.

Aktorja e “Beverly Hills, 90210” dhe “Charmed” tha se ajo synon të shkruajë letra ose të bëjë video për të dashurit e saj pasi ajo të ketë ndërruar jetë, por nuk është ende gati të thotë lamtumirën e saj “përfundimtare”.

“Nuk kam për të ikur njëherë”, tha ajo. “Ndihem sikur jam një qenie njerëzore shumë, shumë e shëndetshme. Është e vështirë të përfundosh punët e tua kur ndihesh sikur do të jetosh edhe 10 ose 15 vjet të tjera”.

Doherty është duke zhvilluar një shfaqje të re televizive dhe po përpiqet të përdorë statusin e saj prej të famshmeje për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me sëmundjen e saj.

Aktores iu shfaq tumori në vitin 2015, por u kurua me sukses në 2017-ën, pas një 2-vjeçari intensiv kurimi. Në 2019-ën sëmundja iu rishfaq (por u bë publike vetëm një vit më vonë). /Insajderi.com