Miley Cyrus u fotografua e mbuluar me gjak ndërsa filmonte skena nga videoklipi i saj i ri me Dua Lipan.
Këngëtarja Malibu kishte veshur geta rrjetë të grisura me një triko të bardhë korset dhe të shoqëruar me taka të larta dhe stoli të shumta, në skenat që u filmuan jashtë një depoje.
Bluza e bardhë dhe gjoksi i Miley ishin mbuluar me gjak të rremë për shkak të konceptit të videos.
Skenat u xhiruan në mes të natës, megjithëse ishte e paqartë nëse personazhi i Miley ishte viktimë e një sulmi apo viktimizues.
Miley bashkëpunoi me Dua Lipa dhe Billy Idol për albumin e saj të ri, dhe Dua u fotografua poashtu në set, e veshur me një rrobë dhome të bardhë për të mbuluar veshjen e saj./Insajderi.com
Burimi: The Sun