Që nga 2018, artistët britanez Gemma Paintin & James Stenhouse (të cilët punojnë së bashku nën emrin Action Hero) kanë udhëtuar nëpër Evropë në kamp shtëpizën e tyre, duke ju kërkuar të panjohurve që t’ju këndojnë një këngë dashurie. Duke kaluar kështu më shumë se 300 ditë e net në rrugë, ata kanë mbledhur mbi 1000 këngë dashurie në 47 gjuhë të ndryshme.
Këtë muaj, ata do të duhej të udhëtonin në Prishtinë me kamp-shtëpizën e tyre që të regjistrojnë zërat e Kosovarëve që i këndojnë dashurisë. Meqenëse udhëtimi nuk ishte i mundur, Action Hero janë duke bashkëpunuar në distancë me Teatrin ODA dhe artisten Daniela Markaj për të regjistruar Kosovarët duke i kënduar dashurisë, madje edhe në këto kohë të vështira. Për një ditë të vetme këto këngë, të regjistruara gjatë pandemisë, do të lëshohen në rrugët e Prishtinës: dëgjoni zërin e mikut, komshiut apo dashnorit a dashnores! Këngët e dashurisë do te prezantohen nga aktoret Kushtrim Qerimi dhe @Daniela Markaj.
Kjo performancë do të mbahet në lagjet Dardania, Ulpiana, dhe Kodra e Diellit, ditën e shtunë prej orës 16:00 deri ora 18:00./Insajderi.com