Një nga sherret më të vjetra të industrisë së muzikës tonë, është mes Gold Ag dhe Tuna.
E gjitha nisi, në një referencë ‘të zogut të Tunës’ në këngën e tij të vitit 2016, që mban titullin “Shqiptar”.
Asaj kohë, këngëtarja kishte reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku thumbonte reperin, duke u bazuar në tatuazhet e shumta që mbulojnë trupin e që nuk përkojnë me fenë islame.
Gjithçka u ri-aktualizua gjatë mbrëmjes së djeshme, ku reperi ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan” nën moderimin e Luana Vjollcës, në Top Channel, njofton Insajderi.
Si çdo personazh, edhe reperi u bë pjesë e lojës “Ndaje ose pije”, duke iu përgjigjur një pyetje në veçanti.
Gold Ag aty foli hapur për sherrin e shumë përfolur me Tunën, duke pohuar se ai dhe këngëtarja nuk flasin me njëri-tjetrin. Sa për arsyet, reperi është shprehur se në këndvështrimin e tij, kjo e fundit paraqet degjenerim për femrat shqiptare.
“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ka thënë Gold Ag.
Vite kanë kaluar, dhe dyshja madje kanë qenë prezent në disa koncerte të përbashkëta të verës, por jo shumë ka ndryshuar. Reperi vazhdon të mbaje të njëjtin qëndrim karshi Tunës.
Kujtojmë gjithashtu, se reperi dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra janë në pritje të ëmbël dhe po bëhen prindër për herë të parë, në pak javë. /Insajderi.com