Manjati i industrisë së bukurisë – një histori abuzimi seksual, korrupsioni dhe dhune

Manjati i industrisë së bukurisë – një histori abuzimi seksual, korrupsioni dhe dhune

Artisti i makeup, Jeffree Star është një nga personazhet më të njohur në YouTube, i cili tashmë ka markën e tij kozmetike miliona-dollarëshe dhe miliona ndjekës adoleshentë në rrjetet e tij sociale.

Ai është një nga 5 youtube-rs më të paguar, me rreth 17 milionë dollarë të ardhura në vit vetëm nga platforma, gjatë vitit 2019, sipas Forbes, transmeton Insajderi.com

Star, tani 34 vjeç, e ndërtoi perandorinë e tij të bukurisë nga suksesi i një karriere më të hershme si një muzikant elektropop, gjatë epokës Myspace të internetit, në fund të viteve 2000.

Personazhi i sjellë sot në internet ështëë ndryshe nga Jeffree në të njëzetat, kur ai dukej shokues, i dhunshëm dhe shpeshherë i filmuar në video raciste.

Një hetim i brendshëm i Insider, thotë se të gjitha këto s’ishin vetëm aktrimi i një përsonazhi.

Disa ish-bashkëpunëtorë të Star thonë se ai ëshë përfshirë në sjellje të dhunshme dhe abuzive, në disa raste gjatë fundit të viteve 2000, duke përfshirë edhe akuza të shumta për sulm seksual.

Katër njerëz folën me Insider dhe thanë se Star prekte burra të tjerë pa pëlqimin e tyre.

Pesë persona shprehen se e kanë parë personalisht Jeffree-n të përdorë armë trullosëse ose pajisje të tjera për të lënduar dhe frikësuar njerëzit rreth tij.

Ata gjithashtu thonë se në vitin 2009, Star mori një adoleshent të pastrehë në shtëpinë e tij dhe më pas e dehu dhe abuzoi me të.

Në disa letra drejtuar Insider-it, avokati i Star mohoi akuzat për dhunë fizike dhe seksuale dhe vuri në dyshim besueshmërinë e burimeve të revistës.

Pasi Insider detajoi akuzat ndaj Star dhe avokatit të tij, disa njerëz që kishin bërë pretendime të regjistruara në lidhje me sjelljen e Star kontaktuan Insider-in për të ndryshuar historitë e tyre.

Një akuzues dhe dy dëshmitarë të pretenduar, që kishin dhënë dëshmi të regjistruara për Insider, në të cilat ata thanë se panë ose përjetuan Star të përfshihej në dhunë, në fund ndryshuan historitë e tyre, pasi iu ofruan $10.000.

Star, emri i plotë i vërtetë i të cilit është Jeffrey Lynn Steininger, Jr, më parë është përballur me valë të reagimit mbi personin racist që ai krijoi për të tërhequr vëmendjen në Myspace dhe platformën e transmetimit të drejtpërdrejtë të viteve 2000, Stickam.

Në disa klipe në epokën e MySpace, Jeffree tallet me gratë me ngjyrë dhe sugjeron të hedhin acid për “të ndriçuar pak lëkurën”. Ai ka nxitur shpesh debate me komentet e tij raciste dhe seksiste.

Në 2017-ën, Jeffree pranoi disa prej këtyre akuzave dhe kërkoi falje, duke mohuar se ishte racist.

Në një klip të qarkulluar gjerësisht, Star duket se ngacmon një burrë, në një ndalesë të Warped Tour 2009.

Në një letër për Insider, avokati i tij tha se videoja ishte e Star dhe e një shoku dhe se “me shaka, po preknin njëra-tjetrën”. Videoja, më pas u ngarkua në kanalin e YouTube të Star “thjesht për argëtim”.

Ish-menaxheri i tij, Zach Neil, u shpreh se kjo “është gjëja e tij” dhe ai mund të prekë kështu dhe vajzat dhe djemtë.

Burime dhe njerëz të tjerë e akuzojnë Jeffree-n për abuzim seksual, si dhe për rryshfete, për të ndryshuar dëshmitë e dhëna. /Insajderi.com

Burimi: Insider