Ndër dekada, gratë e familjes mbretëore kanë dëshmuar se mund të duken bukur në çdo kohë dhe në çdo stinë. Për palltot e vjeshtës dhe të dimrit mos shikoni më larg se Mbretëresha Elizabetë dhe klani i saj.
Revista “Town and Country” ka përmbledhur disa nga dukjet që mbetën në historinë e modës ndër vite, transmeton Insajderi.
2019 – Dukesha e Sussex kishte veshur një pallto nga Erdem të punuar vetëm për të, në një ngjarje në Canada House në ditën e Komonuelthit, e cila përmbante detaje të ndërlikuara me lule.
2019 – Kate Middleton kishte veshur një pallto nga Fleur Delacour, që u përfol gjithë sezonin e që natyrisht do të mbahet në mend për vjet të tëra.
2019 – Gjatë udhëtimit të saj privat në Nju Jork – në kohën kur ajo ishte pjesë e festës së bebit në nder të saj, të planifikuar nga askush tjetër përveç Serena Williams – Meghan doli me një pallto të zezë trapezi Courrèges Haute Couture në mëndafsh të matelasë.
2017 – Camilla zgjodhi një pallto të thjeshtë për një vizitë në Ebony Horse Club, duke përqafuar një kombinim të guximshëm të rozës dhe blusë.
1994 – Një pallto e përshtatshme për një mbretëreshë! Mbretesha Elizabetë mahniti të gjithë me një pallto ngjyrë argjendi dhe kurorën e saj prej diamantesh.
1993 – Princesha Margaret, e cila kurrë nuk dështon me dukjen e saj, u paraqit me një pallto ngjyrë të kuqe për dasmën e djalit, David Linley.
1988 – Mbretëresha nuk ishte gati të linte vitet ’80 të kalonin pa provuar disa nga modelet e saj më të guximshme.
1982 – Princesha Diana e di se ruflat dhe kurdelet shkojnë së bashku – sidomos në një pallto rozë të ndritshme.
1970 – Gjatë turneut mbretëror të saj dhe Princit Philip në vitin 1970 në Australi, Mbretëresha u paraqit me një pallto të verdhë me detaje të bardha. /Insajderi.com