Aktorja nga Welsh, Morfydd Clark ka ndarë shqetësimin e saj për mirëqenien e punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë Covid-19, duke thënë “rrethanat nënkuptojnë që nuk arrin të bësh aq sa duhet, ndërsa të tjerët të quajnë hero, e kjo është shumë e vështirë”.
Aktorja, e cila aktualisht është duke filmuar serinë televizive të Amazon TV, Lord of the Rings në Zelandën e Re, luan në filmin britanik horror “Saint Maud”, që përcjell historinë e një infermiere të re të kujdesit paliativ, e cila ka vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe beson se dëgjon zërin e Zotit.
Clark, e cila ka lindur në Suedi por është rritur në Cardiff, thotë se ajo ka disa të afërm që punojnë në profesione të kujdesit shëndetsorë dhe kërkoi këshillën e tyre para se xhirimeve të filmit.
“Maud ka për detyrë për shkak të punës, të kujdeset për njerëzit dhe ndihet se po dështon vazhdimisht. Ndjenja e fajit është shumë e madhe, prandaj kur Zoti vjen dhe i thotë se e fal, kjo është parajsa për të.”
“Pandemia ka qenë vërtet e vështirë për të gjithë në këtë fushë . Edhe Maud është thjesht një person që dëshiron t’i rregullojë gjërat siç duhet.”
Pavarësisht që Cineëorld që njofton mbylljen e përkohshme të të gjitha kinemave të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Saint Maud do të dalë në kinema këtë të premte. Filmi ka marrë vlerësime kritike shumë të mira, që kur u shfaq për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në 2019.
Daily Mirror e quajti shkrimtaren dhe regjisoren e filmave me metrazh të gjatë, Rose Glass, “zonja e re e tmerrit”, ndërsa revista Esquire tha për filmin, “harroni Tenet – filmi britanik horror Saint Maud është filmi që duhet të tundojë të u ktheheni kinemave “./Insajderi.com