“Girl Pictures” libri me fotografi që portretizon adoleshentet në arrati

“Girl Pictures” libri me fotografi që portretizon adoleshentet në arrati

Justine Kurland pranon që gjithmonë përzgjedh “kohë të tmerrshme” kur bëhet fjalë për botimin e librave të saj fotografisë.

“Libri i parë që bëra me Aperture, “Highway Kind”, u lëshua ditën që u zgjodh Trump dhe tani “Girl Pictures” del në mes të Covid-19″, i shkruan ajo Another përmes emailit të saj ndërsa libri i saj i fundit sapo është botuar.

Fotografitë në Girl Pictures janë bërë 20 vjet më parë dhe portretizojnë adoleshentë të padisiplinuar në peisazhet e egra të Amerikës.

Kurland vuri në skenë imazhet e saj të adoleshentë të arratisur, të cilët i portretizon si të pavarur, të pafalshëm dhe të patrembur.

“Të arratisurit e mi ndërtuan fortesa në pyjet idilike dhe jetuan bashkë në një gjendje të përhershme të lumturisë rinore”, shkruan fotografja nga New York në Girl Pictures, ky edicion i ri përfshin imazhe të pabotuara më parë nga seria. “Doja ta bëja të dukshme bashkësinë midis vajzave, duke paraqitur përvojat e tyre si primare dhe të pakundërshtueshme.”

Një histori e shkurtër nga Rebecca Bengal me titull The Jeremys është botuar në Girl Pictures, ku trajtohet dëshira për rebelim./Insajderi.com

Burimi: Another Magazine