Taylor Swift pozicionohet pro këtij kandidati për president

Taylor Swift pozicionohet pro këtij kandidati për president

Taylor Swift, ka dalë publikisht pro Joe Biden për zgjedhjet e ardhshme, njofton Insajderi.

Këngëtarja  ka njoftuar se do të votojë të nominuarin e demokratëve për president, Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.

Ajo elaboroi zgjedhjen e saj në numrin e ri të “V Magazine”, në një para-premierë, që u publikua dje (7 tetor).

“Ndryshimi për të cilin kemi më shumë nevojë është të zgjedhim një president i cili pranon se njerëzit me ngjyrë meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar, se gratë meritojnë të drejtën të zgjedhin atë që ndodhë me trupat e tyre dhe se komuniteti LGBTQIA + meriton të pranohet dhe përfshihet”, Swift i tha revistës.

“Gjithkush meriton një qeveri që i merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendosë jetën e njerëzve të saj në radhë të parë. E vetmja mënyrë në të cilën mund të fillojmë t’i përmirësojmë gjërat është të zgjedhim udhëheqës që janë të gatshëm të përballen me këto çështje dhe të gjejnë mënyra për t’i zgjidhur ato”.

Ajo shtoi se beson se nën udhëheqjen e Biden dhe Kamala Harris, “Amerika ka një shans të fillojë procesin e shërimit për të cilin ka shumë nevojë”. /Insajderi.com

Burimi: CNN