David Lynch do të ishte duke punuar në filmin e tij të ri, nëse pandemia nuk do të ndodhte

David Lynch do të ishte duke punuar në filmin e tij të ri, nëse pandemia nuk do të ndodhte

Në një intervistë të fundit me PCS Literary Magazine, regjisori David Lynch ka zbuluar se nëse nuk do të ishte për pandeminë globale, ai “ndoshta do të ishte duke bërë ndonjë film ose do të vazhdonte të shkruante ndonjë histori”. Kjo qëndron në kontrast me sugjerimin e tij të fundit se “mund të vijnë disa gjëra që do të nënkuptojnë që më pak kohë mund të shpenzohet”, në kanalin e tij në YouTube.

Sidoqoftë, përzgjedhja e frazës së Lynch “të vazhdojë shkrimin e ndonjë historie”, shton thashethemet se regjisori po planifikon një rikthim në botën e Twin Peaks, i cili u transmetua për dy sezone në 1990 dhe u rikthye 26 vjet më vonë në 2017, me një sezonë të tretë, e cila përkundër pritjeve se do të shpjegonte gjërat në dy sezonat e para, vetëm krijoi më shumë konfuzion.

Spekulimet e para u ngritën kur Lynch në vitin 2018, la të kuptohej përciptazi që është e mundur që do të ketë një pjesë të katërt të serisë në 2018.

Tetorin e kaluar, disa nga aktorët e shfaqjes lanë të nënkuptojnë se mund të ketë edhe një pjesë të Twin Peaks.

Pavarësisht se pengoi për të bërë një film të ri, Lynch tha për PCS Literary Magazine se ai në të vërtetë po shijon karantinën. “Unë jam në izolim dhe po e shijoj,” tha ai. “Unë nuk jam në gjendje të bëj filma, por jam mund të pikturoj dhe të punoj në skulptura dhe për kanalin tim YouTube. Kjo është një gjë e mirë. Me të vërtetë, disi më pëlqen izolimi ”.

I pyetur çka e frymëzon kanalin e tij në YouTube – dhe veçanërisht raportet e tij të motit – Lynch tha se nuk e dinte. “Kjo gjë për motin, u intereson njerëzve. Çdo ditë është ndryshe. Është interesante që njerëzit të dinë se si është moti në vende të ndryshme. Njerëzve u pëlqen të dëgjojnë motin në LA për ndonjë arsye”, qesh ai para se të shtojë,” Jo shumë njerëz, por disa po”.

Ai përfundoi duke thënë: “Nuk ka asgjë si krijimi. Është thjesht gjëja më e mirë. Mos harroni kurrë që ne kemi një thesar brenda, dhe unë gjithmonë ju rekomandoj që të mësoni këtë teknikë dhe të shikoni se si gjërat vetëm bëhen gjithnjë e më mirë dhe më mirë. U thoni miqve tuaj që të tentojnë të krijojnë. Çelësi i një jete të mirë është aty brenda. Çelësi i paqes në Tokë është aty brenda. Është koha për t’u përqendruar në brendësi”./Insajderi.com